javë pas jave
Përshëndetje
Çifti mund të kryej marrëdhënie seksuale gjatë javës apo gjatë ditës, sa herë të dëshirojë, të ketë mundësi dhe fuqi. Është e mjaftueshme që kënaqësia të jetë e dypalshme dhe nuk asnjë pengesë, përveç rasteve kur çifti ka menduar të nisë një fëmijë. Mundësia për të mbetur shtatzënë është që marrëdhënia seksuale të kryhet gjatë ditëve të ovulacionit, dhe mashkulli të mos ketë kryer seks për rreth dy-tre ditë, sepse kjo është koha e mjaftueshme që spermatozoidët të vijnë në kushte më të favorshme për shtatzëni.
Shtatzënia ndodh në organet seksuale, kështu e ka përcaktuar natyra/zoti dhe duhet që sperma mashkullore të gjejë një vezë femërore për të filluar shtatzëninë. Kështu që pyetja jote për gëlltitjen e spermës dhe shtatzëninë nuk ka kuptin, përndryshe dikush bën shaka pa lezet me ty.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje doktoresha Mimoza, mund te me thuash sa here ne jave eshte e preferuar te kryej marredhenie a ka ndonje limit, sepse dua te di a eshte e demshme nese ben shpesh edhe a mund te mbet nje femer shtatzane nese e gelltit spermen nga goja? Sepse keshtu kam degjuar dhe desha te di me shume... falemnderit per vullnetin e juaj.