A jam shtatzënë?
Ada Malo
(14 vite më parë)
Përshëndetje Admira,
Meqë testi ka dalë negativ, të rekomandoj të bësh një beta hcg për të parë nëse është e pranishme shtatzënia. Por nëse edhe kjo del negative, atëherë duhet të vizitosh mjekun gjinekolog, për të gjetur shkakun e vonesës.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha. Jam pak ne medyshje ne lidhje me situaten time. Ciklin e fundit e kam pas ne 14.04.2012 dhe aktualisht nuk me ka ardh, dhe kam shume fryerje dhe dhimbje te gjoksit dhe gjithashtu dhimbje te mesit dhe sekrecione te bardha, por asnje shenje te ardhjes se ciklit. Ne daten 17 maj kam bere nje test dhe me ka dal negatitve. Kam frike te bej nje test te dyte se deshiroja shume te isha shtatzene. Cfare me sygjeroni te bej? Shume faleminderit per faktin qe na qendroni prane ne momentin me te bukur te jetes se nje femre.