Reth lëvizjeve të bebes
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Linda
Ashtu siç të dhash përgjigjen më parë, një grua shtatzënë që në anamnezën e saj ka luksacion kokso-femoral të korrigjuar, pas konsultës me mjekun ortoped i rekomandohet lindja me operacion cezarian.
Lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës fillojnë të ndihen të qarta rreth javës të 20-22 të shtatzënisë. Në fakt fetusi lëviz që në moshën 6-të javëshe, por lëvizjet e tij nuk ndihen nga nëna. Në javën e 27 të shtatzënisë, ju duhet t’i ndigjoni lëvizjet e fëmijës tuaj, disa herë në ditë.
Të uroj gjithë të mirat.


Jam ne javen e 25, tash desha te ju pyes se shume pak e ndi beben ne levizje nganjehere me shume a eshte normale kjo kur leviz bebi me shume dhe pyetja tjeter eshte se kur kam lindur une kam pasur ijet e nxjerura, a mundem te lindi normal apo me operim? Ju pershendes pres pergjigjje nga ju doktoreshe.