Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A paraqet rrezik llaptopi në shtatzëni?

Pershendetje doktoreshe, ju faleminderit per punen qe e ben te palodhshme per ne grate per shqetesimet tona. Desha te bej nje pyetje, llaptopi ne shtatzeni me mbajte ne preher me nje fjale a eshte rrezik per beben? Desha te di kete, ju falemnderit.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Shumë studime janë kryer për të vlerësuar ndikimin e përdorimit të kompjuterave dhe laptopëve, gjatë shtatzënisë. Deri tani nuk ka rezultate të qëndrueshme dhe të argumentuara, mbi influencën e negative të tyre në ecurinë e saj. Valët elektromagnetike janë argumenti që diskutohet. Në këto kushte mund të thuhet se përdorimi i kompjuterit dhe laptopit, nuk influencojnë në ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti