Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushqimi gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr deshta me te pyet, jam 5 javeshe shtatzane mirepo kam problem po behem kaps, cka me honger edhe pse po kam shume apetit? Flm.

Dea > (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Duda

Rritja e nivelit të progesteronit, që është hormoni kryesor i shtatzënisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve duke favorizuar kapsllëkun. Me avancimin e shtatzënisë, mitra rritet duke shtypur zorrët dhe shtuar më shumë kapsllëkun. Kapsllëku mund të rritet edhe marrja e hekurit, për trajtimin e anemisë.

Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto. Ecja është një rekomandim tjetër i rëndësishëm, pasi ve në lëvizje muskulaturën e barkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti