Shtatzëni e padëshiruar
Ola Beli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ola
Që të filloj shtatzënia, duhet që sperma të derdhet brënda në vaginë. Në qoftëse bie në bark, sperma nuk mund të udhëtoj dhe të hyjë në vaginë. Nëse ka ndodhur ashtu si e përshkruan, të jesh e sigurtë se shtatzënia nuk do filloj. Për të mos patur frikë dhe dilema për shtatzëni të padëshiruar, të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar.
Të uroj gjithë të mirat.
E dashur gjinekologe, kisha nje pyetje sepse kam rene ne dileme ... Nqs sperma derdhet jashte dhe padashje nje pjese e vogel bie ne barkun tend a ka mundesi qe sperma te udhetoje dhe te hyje ne vagine edhe pse ti menjehere e ke fshire dhe nuk te ka prekur asnje vend tjeter vecse ne bark? Dhe a eshte e mundur qe te ngelesh shtatzene (shpresoj qe jo)! Flm.