A mund të ndryshojnë vetitë e shtatzënës pas javës së 8 të shtatzënisë?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Përshëndetje Herolinda
Pas tremujorit të parë zakonisht të gjitha mundimet, përzierjet, dhe të vjellat që ndjen shtatzëna largohen, dmth në tremujorin e dytë ju do të ndjeheni më energjike. Ka mundësi të ketë filluar largimi i tyre. Por ti për të hequr dyshimin gjithsesi bëj një vizitë tek mjeku yt që përcjellë shtatzënine. Shtimi i sasisë së sekrecioneve vaginale, është një fenomen normal në shtatzëni. Megjithatë bëj analizë të sekrecioneve vaginale, për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni.
Gjithë të mirat.


Pershendetje, paraprakisht u falemnderoj per perkrahjen qe ofroni. Pyetja ime eshte ne lidhje me shprehite gjate shtatzanise. Jam ne javen e 8 te shtatzanise dhe pernjehere filluan tme paraqiten sekrecione te bardha dhe nuk kam vjellje. Gjithashtu perzierjet ne lukth pothuajse nuk i kam, ndersa aromat qe me pengonin i ndjej gjithashtu shume pak. Me tremb fakti qe i kisha gjithe keto simptoma, prandaj dua ta di a eshte normale te pesoj ndryshime apo eshte ndonje shenje e rrezikshme per zhvillimin e bebit? Falemnderit.