Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebes

Pershendetje doktor, tash jam ne javen e 21, ajo cka po me shqeteson nganjehere eshte se i ndegjoj shume rralle levizjet e bebes nganjehere me shume mirepo ta ceki se levizjet i ndjej cdo dite po me brengos ajo qe nganjehere shume rralle. A eshte normale kjo si dhe nje pyetje tjeter nganjehere kur po dal per ecje shetitje kam sikur therrje apo sdi si ta quaj rreth kerthizes me duket sikur me djeg lekura apo sikur zgjatje e muskulit ate ndjenje e kam a eshte per tu shqetsuar me fal se e zgjata pak, te falenderoj shummmmme... dhe pres pergjegjjen tende!

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Edita

Eshte normale ti ndjesh levizjet ndonjehere me pak e ndonjehere me shume. Në javën e 27 të shtatzënisë, ti duhet t’i ndigjoni lëvizjet e fëmijës tuaj, disa herë në ditë.  Nëse ndodh ndryshe, ju rekomandoj që t’i drejtoheni mjekut tuaj gjinekolog. Bebi mund të lëvizë ose mund të mos lëvizë për arsye të ndryshme. Ndaj mjeku me anë të ekzaminimeve, do të mund të përcaktoj gjendjen shëndetosore të fëmijës tuaj, duke marrë masa për çdo situatë të mundshme.

Tek gratë shtatzëna sidomos pas muajit të pestë, fillojnë të ndodhin ndryshime në lëkurën e barkut. Ajo tendoset dhe në të formohen të çara, të cilat me rritjen e moshës së shtatzënisë bëhen më të theksuara në bark dhe rrëzë kofshëve. Ngjyra e tyre është e purpurt, duke marrë emrin “stria kutis rubra”. Pas lindjes ato qëndrojnë, por ngjyra ndryshon duke u zbardhur dhe quhen “stria kutis alba”. Si në rastin tuaj, lëkura e barkut humbet elasticitetin. Nga kjo gjëndje zona e umbelikusit (kërthizës), bëhet më e dalë duke u shoqëruar edhe me dhimbje të lehtë.

Nëse ju bezdis kjo gjëndje, drejtohuni tek mjeku dermatolog i cili do t’ju japë trajtimin e duhur.

Të uroj çdo të mirë.

(14 vite më parë)
doktorr te falenderoj shummmm per pergjegjjen gjith te mirat...

/komuniteti