javë pas jave
Përshëndetje Sanije
Shumë keq që e ke lënë veten pas dore në gjithë këtë vite. Mos harro se mosha bën të sajën dhe sa më e madhe të jetë ajo, aq më vështirë është për të filluar shtatzëni të sukseshme. Megjithatë, që të jap një përgjigje të qëndrueshme duhet të më thuash a je kontrolluar ndonjëherë te mjeku obstetër për shëndetit riprodhues? Po bashkëshorti, a ka bërë ndonjë kontroll te mjeku androlog për të vlerësuar gjendjen e spermatozoidëve? Si e ke ciklin menstrual, a është ai i rregullt? Megjithatë, vlerësimi për mundësinë e mbetjes shtatzënë bëhet vetëm pas vizitës gjinekologjike si dhe disa analizave dhe ekzaminime bazë. Kontakto një mjek obstetër sa më shpejt të jetë e mundur.
Duke ju përgjigjur vetëm pyetjes tënde, mund të them se; nëse cikli menstrual është 28-të ditë, dita e 14-16 janë ditët më të mundshme për të mbetur shtatzënë, ku numërimi fillon nga dita e parë e menstruacioneve.
Të uroj fat.


Pershendetje md Mimoza Keta. Deshta te ju pyes se nje cilen jave kur ti perfundojme menstruacionet, mundem me mbet shtatzene. Edhe sa kohe duhet me ndejte shtrite, jam 37 vjecare jam martu qe 8 vite skam femije.