Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë së mundshme

Pershendetje doktoreshe, une vuaj shume nga sindromi paramenstrual, shume jam keq pothuajse fillon 10 dite para menstruacioneve, kete muaj e kam kohen edhe 5 dite te me vijne pothuajse nuk po me shfaqet ky sindrom dhe kam shpresa mos kam mbete kete muaj. Nuk me dhemb vetem njeri gji si zakonisht por me dhembin te dyte, por para dy dite e bera testin saktesisht nje jave para menstruacioneve me doli negativ, deshta te beje pyetjen kur del testi pozitiv vetem mbasi te vonohen apo nuk jam shtatzene?

Lule E Bukur (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Qendresa

Asnjëherë nuk duhet menduar, se sindromat paramenstruale mund të eliminohen. Ato shfaqen herë pas here, duke dhënë ditë të rënduara ashtu si dhe ekuilibrohen duke dhënë ditë të mira.

Shumë teste bëhen pozitive pas ditës së dytë të vonesës së periodave. Nëse rezultatet e testeve të urinës së bëra në shtëpi nuk janë të qarta, atëherë bëhet testi i shtatzanisë në gjak, i cili kryhet në ndonjë laborator që mat vlerën e HCG.

Të uroj shumë fat.

/komuniteti