Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Esheriakolla

Pershendetje e nderuara doktoreshe. Desha tju pyes ne lidhje me bakterjen e sheriakolles, cilat jane shkaqet qe e shkaktojne dhe sa eshte e rrezikshme per te ngelur nje femer shtatzene, a nevojitet mjekim i gjate dhe cila metode eshte me efikase per sherimin e saj? Ju falenderoj per kontributin tuaj.

Qendresa Morina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershëndetje Qendresa,

E. coli është bakter që ndodhet normalisht në organizmin e njeriut. Në kushte të caktuara ky bakter kalon në vaginë duke dhënë vaginit nga E. coli. Infeksioni prish cilësinë e mukusit cervical duke penguar kështu kalimin e spermatozoidëve për të fekonduar vezën.

Ka dy lloj trajtimesh në rastet e përsëritura. Trajtimi i parë është trjatimi shfarosës, që do të thotë zhdukje e plotë e infeksionit. Trajtimi i dytë përfshin trajtimin parandalues, që do të thotë mos përsëritje e infeksionit.

Drejtohu te mjeku për ta marë këtë trajtim.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti