Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas sa kohe mund ta kuptoj se jam shtatzënë?

Pershendetje dr, une po dyshoj se kam mbet shtatzene me daten 10 te ketij muaji dmth qe 12 dite. Dua ta di se kur shfaqen simptomat e shtatzanise sepse kam filluar te urinoj me shpesh, periodat duhet te me vijne me daten 24 pra edhe 2 dite, ato i kam te rregullta cdo 30 dite, a duhet te pres te me vijne periodat dhe pasi nuk vijne te bej testin apo qysh? I kam bere dy teste me kane dale negativ, mirepo po me duket akoma heret per te bere test? Flm, tung.

Rita . A (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Rita

Shumë teste bëhen pozitive pas ditës së dytë të vonesës së periodave. Nëse rezultatet e testeve të urinës së bëra në shtëpi nuk janë të qarta, atëherë bëhet testi i shtatzanisë në gjak, i cili kryhet në ndonjë laborator që mat vlerën e HCG.

Të uroj shumë fat.

/komuniteti