Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kistet në vezore

Pershendetje dr. une kam nje vonese te ciklit rreth gjashte dite, kam bere teste shtepiake me kane rezultuar negativ, isha te ginekologu, me beri nje eho dhe me verejti nje kist ne vezore me madhesi 3 ml, me dha tableta orgametril te perdor per 5 dite nga 2 ne dite. Pas 3 diteve te perfundimit te tabletave do me shfaqen menstruacionet dhe pas menstr. do shkoj ne vizite perseri. Cfare te bej dr. te filloj me konsumimin e tabletave ose jo? Ju falemnderit.

Lona Bullaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Çrregullimi menstrual ka lidhje me ndryshimet e nivelit të progesteronit. Preparati orgametril ka në përbërjen e tij progesteron, që shërben për të ekuilibruar këtë nivel. Prandaj përdorimi i këtyre tabletave, është i domosdoshëm për të rregulluar ciklin menstrual.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti