Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet pas abortit

Se pari ju pershendes, me ndihmoni si duhet te veproj pasi kisha abort spontan, sa kohe nuk duhet te kem marredhenie dhe kur eshte koha koha e duhur per fillimin e nje shtatzanie? Ju flm shume.

Valona Hajredini (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Valona,

Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Rekomandohet që një shtatzëni e re pas një aborti të fillohet pas 6-të muajsh, periudhë kjo, e cila nevojitet për rigjenerimin e aparatit riprodhues. Në momentin kur nuk do kesh sekrecione hemorragjike, është e mundur që të kryhesh raporte seksuale. Nëse ndihesh mirë, marrëdhënie seksuale mund të kryhesh pa problem.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti