Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mënyra e fjetjes

Pershendetje dok, te uroj gjithe te mirat, kam lexuar ne pergjigjet tuaja se menyra me e mire e fjetjes eshte anash majtas, mirepo une nuk ndihem rehat shume duke fjetur keshtu, shpesh fle me kurriz ose djathtas anash, doja te dija si ndikon kjo te femije, mos e demton femijen ky qendrim se jam ne merak? Faleminderit.

Marsela Poci (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsela

Mirë është që pozicioni i qëndrimit shtrirë, të jetë anash majtas. Por nëse ndihesh komode edhe në krahun e djathtë apo në shpinë, mund të qëndrosh edhe ashtu. Nuk është e detyrueshme qëndrimi anash majtas, pavarësisht se rekomandohet pasi oksigjenimi i bebit bëhet më i mirë në këtë pozicion.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti