Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dështimi i shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, desha te pyes diqka ne emer te motres sime... dje ka pasur nje deshtim ka qene ne javen e 5 te shtatzanise, pat gjakderdhje dhe e derguam menjehere ne emergjence dhe sipas gjitha gjasave ka pasur shtatzani jashte mitres... Sa eshte i rrezikshem ky deshtim dhe kur mund te fillon te kete marredhenie me bashkeshortin per te provuar prape... faleminderit shume.

Nina Xxx (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Më vjen shumë keq për motrën tënde. Në momentin kur nuk do të ketë sekrecione hemorragjike, është e mundur që të kryej raporte seksuale. Rekomandohet që një shtatzëni e re pas një aborti të fillohet pas 6-të muajsh, periudhë kjo, e cila nevojitet për rigjenerimin e aparatit riprodhues. Para se të planifikojë shtatzëninë e rradhës, do ishte mirë të bënte një këshillim parakoncepcional:

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

I uroj cdo të mirë.

 

/komuniteti