Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ditëve të ovulacionit

Pershendetje shume e nderuara znj. Keta, te falenderoj shume per keshillat tuaja. Kam edhe nje pyetje per ty ne muajin e parafundit dmth ne muajin prill menstruacioneti i kisha me 12tin kurse tani ne maj me te 14tin dmth dy dite mu kane vanu ma shume tash kur i kam ditet e ovulacionit per te mbetur shtatzene sepse ne kalkulatorin e ovulimit nuk po e kuptoj edhe aq mire si behet ketu. Gjithashtu me intereson ta di a jane mundesite me te forta per nje shtatzeni nese nuk ben dashuri me partenerin nga dita e menstruacioneve deri ne ditet e ovulimit dmth ne kete muaj une nga para menstruacioneve dmth prej 13 nuk kam bere tash deri ne ditet e ovulimit po pres a e rrit kjo mundesine per nje shtatzeni? Cka me keshilloni provoj qe 9 muaj po po me deshton mjeku me ka thene qe jam mire, infeksjon skam mire jam keshtu. Te pershendes shume dhe te falenderoj per kohen qe po e ndan me ne.

Ele Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elvira

Mesa kuptova, cikli i fundit menstrual ka qënë 32-33 ditë. Ditët e ovulacionit duhet të jenë ditët 16-18 nga dita e parë e ciklit menstrual. Për të qënë e sigurtë, është e mundur që me mënyra të tjera të gjenden ditët e ovulacionit. Për ti mësuar këto mënyra, të ndihmon artikulli i linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-

Është shumë e favorshme që dy-tre ditë përpara ditëve të ovulimit të mos kryesh marrëdhënie seksuale sepse ndihmon mjaft në cilësinë e spermatozoidëve.

Të uroj fat.

/komuniteti