Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i parakohshëm

Pershendetje doktoreshe, me 30-04 ishte dita e pare e ciklit pas perdorimit te orgametrilit sepse kam problem me cista dhe me 04-05 isha ne vizite te doktori i cili pas vizites me tha se ne vezorin e majte e kam nje folikul me madhesi 19 me 21mm kurse ne anen e djathte 3-4 folikule te vogla por me 18-05 mua me erdh cikli por ishte shume i paket dhe me ngjyre te kuqe te flaket dhe zgjati rreth 2 dite e gjysem, a mund te me tregosh se qka mund te jete ne pyetje, jam 37 vjeq dhe nuk kam femije. Faleminderit.

Miranda Nushi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Miranda

Prania e folikulit me madhësinë 19-21mm, tregon që je në ditët më fertile të ciklit tënd.

Ankesa për sasinë dhe kohëzgjatjen e gjakrrjedhjes, vlerësohet nga një ekzaminim tjetër ekografik me sondë vaginale. Nëse ekzaminimi rezulton normal, atëherë mjeku gjinekolog do të rekomandojë disa analiza që të vlerësojë nivelet hormonale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti