Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni i gjakut

Pershendetje Dr. Jam ne javen e 38 ka qe 3 dite po me shkon tensioni 140 me 90 mjekja qe e percjell shtatzanine time me pershkroi Aldomet 2x1 dhe jam duke i pi dhe tash ne mengjes e mbramje 130 me 80 e kam tensionin, po dashta me te pyet dr se kur jam shtrire ne anen e majte e kam mat prej kureshtjes e kam 110 me 70, po si te ngritem nga shtrati me shkon mbi 120, ju lutem me tregoni a eshte problemi te qarkullimi i gjakut a po te tensioni se shtrire e kam tensionin e ulte edhe pa pi hapa. Ju falenderoj shume.

Minushe Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Azemine

Me sa shpjegon, duhet të marrësh trajtimin që të kanë rekomanduar. Pozicioni shtrirë anash majtas siguron një qarkullim më të mirë të gjakut si te nëna ashtu edhe te bebi, prandaj qëndro sa më shumë në këtë pozicion. Të rekomandoj që deri në lindje, të ndjekësh me rigorozitet shifrat e TA (tensionit arterial) dhe numrin e lëvizjeve fetale.

Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti