Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Migrena në shtatzani

Pershendetje doktoreshe, une jam ne javen e 5 te shtatzanise mirepo vuaj dhe nga nje migrene klasike prej shume vitesh, dhe kam kriza te forta kur me fillon, sa shume qetesues nuk me bejne derman, vetem nevrin me codein me qeteson dhe zakonisht pi nga dy, a e demton femijen nese pi nje nevrin ne raste krizash... dhe cfare pasojash sjell tek femija? Faleminderit shume.

Eralda Koni (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eralda

Disa medikamente janë të padëmshëm për tu marrë gjatë shtatëzanisë, ndërsa ca të tjerë paraqesin rrezik për zhvillimin e foshnjës, dhe ngrejnë me vete një numër të madh vështirësish të cilat mund të pasojnë pas kësaj. Kur një medikament bjen në këtë kategori, është pse nuk ka shumë informata për rrezikun e mundëshëm të medikamentit dhe prandaj medikamenti duhet të studiohet me kujdes për shkak të efekteve të dëmshme që mund të këtë ndaj personit që e përdor.

Unë të rekomandoj të konsultohesh me mjekun që të përcjellë shtatzëninë rreth përdorimit të këtyre medikamenteve/qetësuesve, si dhe të lexoni letrën shoqëruese të tyre, për të kuptuar nëse lejohen të përdorën pas tremujorit të parë të shtatzënisë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti