Sekrecione pa ngjyrë pas lindjes
Anjeza Senja
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anjeza,
Është e rekomanduar që kur gruaja, konstaton ndryshime në sekrecionet vaginale si; në viskozitet/trashësi, ngjyrë, erë dhe pehash, duhet të diagnostikojë problemin me anë të analizës dhe kulturës të tyre në laboratorët shëndetsorë. Antibiograma përcakton medikamentet me efikasë, për trajtimin e diagnozës.
Të uroj çdo të mirë.
Pershendetje! Kam 10 muaj qe kam lindur, 2 muaj e fundit kam vene re qe sekrecionet i kam ne ngjyre edhe sasi pothuajse te njejte me ate perpara se te ngelja shtatzane, por kam nje shqetesim, ne diten e 15 ose 16 kam sekrecione ne trajten e "qyrrave", te me falni per termin nuk mund te gjeja nje me te pershtatshem, por me ngjyre, as ere te keqe as kruajtje asgje nga simptomat e zakonshme te ndonje infeksioni te mundshem. Theksoj qe kam lindur me operacion cezarian per shkak se bebi nuk ktheheshe. Ju lutem te me ktheni prgj, perse mund te ndodh kjo gje?