Hormoni prolaktin
Sara Veseli
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Nuk shoh arsye që ti të kalosh në gjëndje depresive. Bashkëshorti duhet pa tjetër të vazhdojë trajtimin, pasi mundet që spermograma të stabilizohet pas trajtimit.
Gjithashtu bëj një grafi të sella turcika dhe konsultoje grafinë me një mjek neurolog. Nëse gjithshka rezulton normal, atëherë trajtimi me bromkriptinë do të jetë i efektshëm.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje Dr Jam 28 vjeçare, qe dy vite po provoj te mbetem shtatzene mirepo pa sukses... kam bere kontrolla te ndryshme, analiza te ndryshe si dhe inqizimin e kanaleve HSG (mire me ka dale)... mirepo hormoni prolaktik pothuajse gjithe kohen eshte ne lekundje heren e fundit e kam pasur rezultatin 40.6 (mjeku me tha qe deri ne 25 eshte maksimumi), me ka rekomandu me perdor Doxtinex cdo 5 dite (javen e pare me ka mundu teper - dmth kam pas dhimbje te kokes permbrapa), a kam nevoje per ndonje mjek i natyres tjeter ne lidhje me kete hormon-pasi edhe kam lexu ne int.-qe ka lidhje diqka me sistem nervor (hipofiza) dhe gjendrat tiroide-keto te dyja nuk i kam kontrolluar asnjehere, mjeku me tha qe ne lidhje me kete mund te themi qe eshte hormon i tendosjes, stresit. Te lutem kam nevoje edhe per pergjigjen tuaj. Dhe nje gje tjeter (ndoshta po e zgjas por kam shume nevoje te pyes dhe te marr edhe mendimin tuaj), burri e ka bere spermiogramin dhe numrin e sperm. e ka 14.5 (vlerat referente jane 20) dhe levizshmerija eshte e dobet. Mjeku i ka rekomandu me marr vitamina-zink-selen dhe nje lloj vitamin C speciale per kete dhe qumesht te bletes per tre muaj-dhe me pas kujdes ne ushqimet qe krijojne tokside! Ju lutem shikoje kete qe e ceka me lart me trego se a mundet (a kam gjasa) te kem femije, apo te mos mundohemi dhe te fillojme me procedurat rreth IVF? Pasi qe dy vite po provojme (por problemin e burrit tani e kemi pa), apo qka te bejme une jam 28 poashtu edhe burri, te lutem me ndihmo sepse une pothuaj i kam humbur te gjitha shprsat dhe jam shume e deshperuar, pothuajse jam ne depresion, flm, te uroj gjitha te mirat.