Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mungesa e oreksit

Pershendetje doktoreshe, une jam ne javen e 14 te shtatzanise se pare. Mirepo para se te mbetesha shtatzene pata shtuar rreth 12 kg. Gjate matjeve qe kam bere, nga fillimi i shtatzanise deri me tani kam humbur 3 kg. Oreks per ushqim nuk kam fare vetem ushqehem me zor sepse kam frike se mos demtoj bebin, dhe qe nga fillimi deri me tani buzet me rrine te thata dhe shpesh here me hiqet lekura me cahen. Te perzierat dhe te vjellat i kam gati cdo dite, sa qe edhe ujin mezi e mbaj. A duhet te perdor ndonje gje per shtimin e oreksit pasi kam frike se nuk e ushqej bebin mjaftueshem. Iu falenderoj shume.

Vilma Hoti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Vilma,

Nëse ecuria e shtatzënisë është normale dhe zhvillimi fetal është normal, nëse shtatzëna konsumon rregjim ushqimor të vlerësuar në sasi dhe cilësi, konsideroj se mos shtimi në peshë deri në fund të tremujorit të parë nuk është problematik.

Shtesa e peshës trupore të gruas shtatzënë, varet edhe nga pesha që gruaja ka patur përpara shtatzënisë. Në muajin e katërt, që i korespondojnë afërsisht javëve 13-17, shtimi mesatar në peshë duhet të jetë reciprokisht nga 2.35 - 3.25 kg. Por më e rëndësishme është, që shtatzënia ka ecuri normale.

Megjithatë situata nuk duhet të lihet kështu, se mos shtimi në peshë mund të mos lidhet me shtatzëninë, për mund të lidhet me faktor të tjerë shëndetsor të shtatzënës. Të rekomandoj të konsultohesh me mjekun tënd gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti