Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam vonesë të ciklit, mund të jem shtatzënë?

Pershendetje doktoreshe Mimoza! Kam nje vonese prej 5 ditesh, zakonisht kam nje cikel te rregullt 28 ditor. Para 2 ditesh bera 1 test ne shtepi dhe rezultoi negativ, por cikli vazhdon te mungoje, shenja te dyshimta (urinoj shpesh, uria eshte me e theksuar se normalisht, dhe dhimbje ne fund te barkut e mezi). A mund te jem shtatzane? Testi eshte me i vlefshem me urinen e pare te mengjesit? Ju faleminderoj!

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nina,

Testi i urinës është mirë të bëhet në mengjes. Shenjat edhe mund të jenë simptoma shtatzënie. Por pasi testi rezultoi negativ, bëj një beta hcg për të konfirmuar shtatzëninë.

Nëse edhe kjo rezulton negative, atëherë duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog për të gjetur shkakun e vonesës së ciklit.

Gjithë të mirat.

(14 vite më parë)
e nderuar doktoreshe, ka kohe qe kam bere nje pyetje ne lidhje me perdorimin e pilulave kontraceptive.. cfar permbajne ato? a jan te demshme? a ndikojne ne fertilitet?

/komuniteti