Aborti spontan
Agnesa Shabani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Agnesa,
Më vjen shumë keq për abortin që ka ndodhur. Rekomandohet që një shtatzëni e re pas një aborti të fillohet pas 6-të muajsh, periudhë kjo, e cila nevojitet për rigjenerimin e aparatit riprodhues. Në momentin kur nuk do të kesh sekrecione hemorragjike, është e mundur që të kryesh raporte seksuale.
Para se të planifikosh shtatzëninë e rradhës, do ishte mirë të bësh një këshillim parakoncepcional:
http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene
Ju uroj cdo të mirë.
Se pari ju pershendes dhe flm shume per pergjigjet tuaja. Sot jam hy ne kete portal dhe dua cdo gje te ndaje me ju. Isha shtatzan 9 javesh por kisha abort spontan se pari kisha gjakosje te shumte pastaj ne emergjence kisha abort, une gjate shtatzanise kisha temperature kur i thoja dr. me thoshte eshte normale por ne 2 javet e fundit bebja nuk ishte zhvillu, me kane dhene 1 lloj barne flagyl 400 mg 3 muaj pa nderprere me perdore dhe nji lloj tjeter egllonil 50 mg vetem ne raste gjakosje me perdor mvaresisht kur ta ndjej veten te stresuar, po ashtu beben time kane qu patologji per analize ende si kam marre rezultatet, kurse mua mkane thene pas nje muaj me bere komplet gjakun analize. Si me thoni ju kur duhet te kem marredhenie megjithese nuk kam menstruacione pas pastrimit vetem 2 dite kisha por thuajse hiq, kur duhet te filloj me nje shtatzani tjeter koha e duhur, aq sa jam e merzitur poshtu edhe e shqetesuar per shendetin, ju flm shum nga ana juaj!