Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraceptivët yasmin

Pershendetje! Doja te pyes rreth kontraceptive yasmin. A kane ndonje qe mer perdorimi i tyre pasi kam ndegjuar se mund te cojne deri ne vdekje perdorimi i tyre. Edhe dicka a guxoj me i perdor yasminele gjate kohes kur femiun ta kem ne gji? Ju falemnderit.

Dije * (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dije,

Unë pretendoj që gjitha gratë, përpara se të zgjedhin dhe përdorin një metodë kontracesioni, duhet të konsultohen me mjekun specialist. Mjeku ka për detyrë të pasqyrojë anët pozitive dhe negative të çdo metode.

Në veçanti, kur vendoset të përdoren pilulat me bazë hormonale, përdoruesja duhet të konsultohet dhe të bëjë disa analiza dhe ekzaminime. Mjeku nëse konkludon që përdorimi i tyre nuk është i përshtatshëm, propozon përdorim e metodave të tjera të kontrollit të shtatzënisë. Nëse përdorimi i tyre është i pranueshëm për ty, duhet të dish se ato nuk shkaktojnë probleme në shtatzëninë e ardhshme.

Është e mundur që nënat që ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri, të përdorin kontraceptiv hormonal për t’u mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar. Për të mësuar mbi përdorimin e tyre duhet të lexosh letrën shoqëruese të tyre.

Për të mësuar mbi metodat e planifikimit familjar, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-

Gjithë të mirat.

/komuniteti