Përdorimi i Folidex
Egla ...
(14 vite më parë)
Përshëndetje Egla
Preparati folidex, ka në bazë acid folik që është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e tubit neural të bebit gjatë shtatzënisë. Përdorimi i tij rekomandohet nga 3 muaj përpara konceptimit dhe deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.
Preparati folidex, nuk ndihmon dhe as nuk pengon në mbetjen shtatzënë. Gjithashtu ai nuk ka efekte negative anësore.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, desha tju pyes nese te demton apo jo perdorimi i Folidex? Ma ka rekomanduar doktori por me ka thene ta perdore per 12 jave, desha te dija a eshte e sigurt qe mund te ngelesh shtatzan pas perdorimit te tij apo jo? Me respekt.