Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia e pa mbrojtur

Pershendetje Dr. Para disa diteve ju ka shkruar per friken e shtatzenise se pa mbrojtur, si te veproj ju me keni thene jane 3 dite pas marredhenjes edhe nese vonohen menstruacionet 3 dite kane kalu por menyra tjeter si duhet te veproj pasi me jane vonuar menstruacionet te fundit i kam pas me 18.04. Kam nje femije 9 muajsh ndoshta eshte crregullimi pas lindjes deri nje vit po une kam frike nga marredhenja e pa mbrojtur, ju lutem me tregon se si te veproj tash pas voneses se mestruacioneve? Gjitha te mirat Gona.

Gona Sh. (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Gona,

Pasi ke vonesë cikli menstrual, të rekomandoj të bësh një test shtëpiak shtatzënie apo një beta hcg, për të konfirmuar praninë e shtatzënisë. Nëse rezulton negative, atëherë duhet ti drejtohesh mjekut gjinekolog për të gjetur shkakun e vonesës së ciklit.

Të uroj çdo të mirë.

Gona Sh. (14 vite më parë)
edhe kam vones te mestruacioneve qe nga data 18.04. Isha te gjinekologu dhe pas kontrolles me tha qe vetem per shkak te gjidhenjes te jan vonuar mestruacionet se gjithqka tjeter eshte nerregull. A mundet me kan ky shkaktari i voneses, pra gjidhenja? Dhe ne fund a mund te me tregoni se sila lloj e spirales eshte me e mire edhe cilat jan efektet negative te saj sepse gjinekologu me propozoj te ngjes spiral pasi nuk eshte e lejuar te perdori tableta pershkak te gjidhenjes. Faleminderit per mirekuptim gjitha te mirat Gona
Leon Leandra (14 vite më parë)
pershendetje gona mendoj se ke qregullime sepse edhe une para do dite mu paten vanu 6 dit e paten ardh se edhe une e kam djali 7 muj e kam ni gji ndoshta ky esht shkaku i voneses se mestracioneve
Ritaa. (14 vite më parë)
Oj Gona te njejtin problem e kom edhe une, qitash mi bon vajza 10 muaj, dhe jom tu i prit menstruacionet. Edhe une po dyshoj ne shtatzani te pambrojtur, ishalla kemi vetem crregullim se heret me mbet shtatzane prape i kemi femijet e vegjel, klm.

/komuniteti