Dhimbje në lukth
Jeta ,,,,
(14 vite më parë)
Përshendetje Arjeta,
Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, po e rëndësishme është ta dominosh këtë situatë. Për këtë të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar;
http://www.bebaime.com/semundjet/gastriti-apo-urthi
Dhimbja e këmbëve mund të ndodhë si rezultat i komprimimit të nervave që i nervojnë këmbët. Mos u ludh dhe mos u rëndo me punë apo ecje dhe kur ndjen rëndesë, shtrihu sidomos në pozicionin anash majtas. Mos përdor ujë të ngrohtë apo të nxehtë, sepse nuk rekomandohet.
Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term.
Pershendetje dr Moza, jam ne javen e 31 te shtazanise, nganjehere naten me shterngon nje dhimbje e madhe ne lukth saqe me vjen sikur me ngushtohet lukthi, mirepo kjo dhimbja nuk zgjat shume maksimum perafersisht diku rreth 5 minuta, me shqeteson shume kjo, gjithashtu kam edhe dhimbje te kembeve prej gjujve deri te nyjet, ju flm shume per pergjigjet dhe keshillat e juaja!