Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e barkut në shtatzani

Pershendetje doktoreshe! Mbreme pata nje dhimbje ne fund te barkut ne anen e majte por ishte goxha dhimbje e forte nderkohe qe nuk kam mbajtur ndonje peshe apo dicka te tille, u shtriva edhe sikur me kaloi por ne fakt u tremba, se di se pse ndodhi? Cili ka qene shkaku? Edhe dicka tjeter ka disa dite qe ve re se kam gjakderdhje por shume pak nje ose dy pika ne dite a eshte normale kjo une jam ne javen e 24? Ju falenderoj dhe ju uroj pune te mbare.

Nertila Doko (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nertila

Dhimbjet në fund të barkut konsiderohen normale në këtë moshë të shtatzënisë, kur nuk janë të forta dhe nuk shoqërohen me gjakrrjedhje. Drejtohu te mjeku gjinekolog për të vlerësuar shkakun e gjakrrjedhjes dhe ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti