Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrja e hekurit në shtatzëni

Pershendetje! Pare tre diteve perserita analizat rutine te shtatzanise, nga analiza e siremire dola me mungese hekuri vlera e hekurit ne organizem ishte 35 nga 50-170. Doktoresha qe me ndjek me dha per te pire Ferrodel 3 here ne dite nga 20 pika, por kjo me jep nje gjendje debulese, ndjesi mjafte te keqe. Doja te dija a mund ta ndryshoj te pi ndonje ilac tjeter me kokrra dhe sa here ne dite duhet ta marre? Faleminderit.

Sui 1 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suela

Marja e hekurit në shtatzëni, është më se e nevojshme për një zhvillim të mirë të bebit. Nëse shtatzëna nuk merr hekur suplement, harxhon rezervat dhe midis të tjerave fillon anemizimi. Nëse preparati që përdor të jep shqetësime, drejtohu të mjeku që ti ka rekomanduar për të përshkruar një preparat tjetër.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti