A shkaktojnë pilulat çrregullim cikli?
Elda Shehu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Grisela
Ankesa që përshkruan, varet edhe nga lloji i pilulave që përdor. Fryrja e gjoksit dhe një shtesë e lehtë në peshë njihen si efekte anësore të këtyre preparateve. Ato nuk japin çrregullim menstrual, nëse përdoren sipas udhëzimit që përshkruhet në fletën shoqëruese. Dhimbjet në fund të barkut kanë shkaktarë të ndryshëm. Sidoqoftë referoja këtë ankesë mjekut dhe ai do të kryejë ekzaminimet e nevojshme për të gjetur shkakun. Midis të tjerash të rekomandoj të bësh edhe një analizë dhe kulturë të urinës dhe të sekrecioneve vaginale. Këto mund të orientojnë mjekun për të gjetur një nga shkaqet më të shpeshta të këtyre dhimbjeve.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe e nderuar, te lutem shume pasi e di qe ju kam bezdisur, une kam filluar pilulat sic ju thashe ky eshte muaji i dyte dhe kete muaj kisha nje cikel vetem 2 dite dhe pothuajse fare gjakderdhje. Me pas bera nje eko dhe me doktori me tha se nuk ka shtatzani por kjo mund te ndodhte nga pilulat dmth ky crregullim. Neser do te shkoj edhe per te bere pap testin... doja te dija nga ju pasi e vleresoj pergjigjen tuaj kur fillon pilulat mund te kesh keto crregullime? Me duhet te shtoj se kete muaj kam dhe dhimbje gjoksi dhe fryrje tek barku... shume flm respekte per ju!