Kruarje në gji
Arjeta Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arjeta
Në këtë periudhë të shtatzënisë, lëkura është zgjeruar shumë për shkak të rritjes fetale. Në përgjithësi ajo paraqitet e thatë dhe jep kruarje. Gjendja mund të përmirësohet, nëse lëkura lyhet me kremra hidratantë. Nëqoftëse kruarja nuk largohet apo paraqitet në të gjithë trupin apo shoqërohet me skuqje, bën mirë të konsultohesh me mjekun dermatolog. Lëvizjet e bebit mund të ndihen kudo, si rregull ndihen pas javës së 20-të të shtatzënisë. Është krejt normale që ju keni filluar të ndjeni lëvizjet e bebit tuaj.
Oreksi gjatë shtatzënisë edhe mund të shtohet, por e rëndësishme është që të mos shtosh në peshë mbi atë që quhet normale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Tung nga une Arjeta, deshta te ju pyes pse kam shume kruarje ne gji sidomos ne gjirin e majte nonstop gjate dites dhe nates jam ne javen e 21, dhe nje pyetje tjeter une levizjet e bebes i degjoj por ne fund te barkut perfundi kerthizes jo ka klitha apo permbi kerthize a eshte normale kjo dhe kam shume oreks per buke nuk di te ngopem, a eshte normale? Ju lutem me ktheni pergjigjje sa me pare, ju pershendes shumee!