Barnat Ferimax
Arjeta Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arjeta,
Marrja e hekurit gjatë shtatzënisë ka për qëllim që të korrigjojë aneminë. Nuk e di se cilat janë vlerat e hemoglobinës, hematokritit dhe cili është numri i rruzave të kuqe tek ti, por besoj se mjeku ka konsideruar se ke nevojë për suplement hekuri.
Duhet ta kesh parasysh se marrja e hekurit shoqërohet me disa ndjesi të pakëndshme si: shija e keqe në gojë, problemet me jashtëqitje dhe jashtëqitjet marrin ngjyrë të errët. Mos u shqetëso, Ferimax jep këto shenja.
Rreth përdorimit të tyre, lexo fletën shoqëruese të medikamentit.
Të uroj çdo të mirë.
Pershendetje doktor si jeni, deshta nje pyetje nga ju doktor barnat ferimax per gjak a jane per mu apo per beben dhe si perdoren para buke apo mbas buke dhe me lengje apo me qumesht dhe a jane te demshem per dhembet e mi sic thojne shumica ju lutem me tregoni sepse ende si kam perdor por i kam blere siq mi ka rekomandu gjinekologu por sme ka dhene detaje rreth tyre kerkoj pergjigjje te sakte dhe te shpejt nga ju, ju pershendes shume.