Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ënjtja e vezores së majtë dhe esheria kolli

Pershendetje e nderuara doktoreshe, kam dy vite qe kam problem me vezore, jane me te enjtura sidomos e majta perdori vazhdimisht terapi por nuk kam rezultate te kenaqshme. Tash kam bere strishot vaginale dhe jam diagnostifiku me esheriacol. Ju lutem a mos eshte ky infeksion si pasoje e vezoreve te enjtura? Nese jo cilet jane shkaktaret e esheriakolit? Jam shume e shqetesuar dhe a eshte pengese e madhe per te mbetur shtatzene? Sa eshte i rrezikshem ky infeksion dhe ju lutem sa mund te zgjat mjekimi i tij? Falemderit per mirekuptim dhe qe je e sinqerte ne shqetesimet tona, gjithe te mirat!

Flora Morina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flora

Esheria koli është banor i zakonshëm në zorrët e njeriut, porn ë mënyra të ndryshme është i pranishëm edhe në sekrecioanet vaginale. Nëse infeksioni nuk mjekohet me antibiotikun e duhur, ekziston mundësia që të kaloj në pjesën e sipërme të aparatit riprodhues duke dhënë infeksione si cerviciti, parametriti, adneksiti etj, që influencojnë në lindshmëri. Për këtë arsye duhet të marësh patjetër në mënyrë rigoroze mjekimin që të ka rekomanduar mjeku yt.

Gjithë të mirat.

/komuniteti