Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione në shtatzëni

Jam shtatzene ne javen e 21, eshte shtatzania ime e dyte, e kam djalin 19 muaj ne kete shtatzani kam sekrecion, dhimbje, nuk kam me shendet jam shume mire vetem se po kam frike se mos po e demton bebin kjo qe po kam sekrecion? Kam qene ne kontrolle, analizat te gjitha me kane dale ne rregull, pres pergjigjen ju pershendes shume, ju uroj suksese!

Amar Anuar (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Antigona,

Pasi që analizat të kanë dalë në rregull, mendoj që nuk ka vend për shqetësim. Shtimi i sekrecioneve vaginale gjatë shtatzënisë janë edhe pasojë e saj. E rëndësishme është që shtimi i sekrecioneve vaginale të mos jetë pasojë e ndonjë infeksioni vaginal të mundshëm.

Frika është e zakonshme tek gratë shtatzëna, mundohu ta largosh mendjen nga ajo.

Gjithë të mirat.

/komuniteti