Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth mundësisë për shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, tash e pash pergjigjjen e juaj flm shume, me kane thane qe gjoja neopronetanini ndikon flm shume, une me gjith qef te kisha kontaktu sikur te kisha qene ne Kosové mirepo jam ne Zvicer si qe te tregova qe 2 vit e gjys jam e martuar qe 1 vjet jom ka tentoj per shtatzani prej muajit gusht deri ne nentor. Kam pas ciste ne 2 vezoret me 28 nentor me jon larguar fatmiresisht, i kam be te gjitha kontrollet edhe me jane dale mire dhe mjeku im me ka rekomandu me pi hapa DROSAFOL jom ka perdori qe 3 muaj ne konntrollen e fundit e pata me 21 maj me tha qe mire je perdori keto hapa edhe ti po tash em tha qe edhe bashkeshorti me i perdore qe te dy edhe me heken prej mendje edhe ki me mete takimin e tjeter me tha ne shtator. Por une sdi se kam edhe ton kohen mendjen po pak pa me ardhe jom me merak sdi qysh me heken keto qka me kishe rekomandu, qe me largu prej mendjes krejt edhe inshalla me ndihmen e Zotit mbes shtatzene, e pres pergjigjjen e juaj edhe njehere flm shume per pergjigjen e mehershme, me respekt, Enada.

Enada Shaqiri (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enada

Më vjen mirë që kistet të janë larguar dhe nëse nuk ke problem të tjera në shëndetin riprodhues, shtatzënia me siguri do të vijë. Hapat drosafol, janë acid folik që ndihmon në mbarëvajtjen e tubit neural të bebit. Ky preparat, përdoret deri tre muaj para konceptimit dhe vazhdohet deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Përdorimi nga ana e bashkëshortit, nuk ka influencë në fillimin apo për ecurinë e shtatzënië.

Stresi konsiderohet si një faktor negative, për fillimin e shtatzënisë. Prandaj rekomandohet që çifti e në veçanti femrat, nuk duhet të stresohet duke e patur mendjen se kur do të filloj shtatzënia. Nëse vëren se stresi është i shtuar, atëherë kontakto së bashku me bashkëshortin një psikolog për të bërë qoftë edhe një bisedë të thjeshtë me të mbi problemin që të shqetëson.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti