Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjë e shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Deshta te ju pyes diqka. Kam 3 muaj qe provoj te mbes shtatzene. Perpara se te fillojme te provojme me bashkeshortin per femije ciklin e kam pasur çdo 28 dite kurse tash keta 3 muaj me jane çrregulluar. Ne muajin e pare me jane vonuar 2 dite, ne muajin e dyte me jane vonuar 5 dite kurse kete muaj ende nuk e di pasi qe sot me 25 i bej nje muaj qe kur kam pasur ciklin e fundit. Deshta te ju pyes ky çrregullim sipas jush a do te thote se se shpejti do te mbes shtatzene apo eshte thjeshte nje çrregullim hormonesh dhe kur duhet te bej nje test shtepiak? Dicka desha te shtoj gjithmone perpara ciklit kam gjinj si te lenduar dhe therrje ne fund te barkut... kurse kete muaj kam gjinj te lenduar po barku nuk me therr asnjehere. A mund te jete e mundur te kem mbetur shtatzene e mos te kem simptoma? Faleminderit shume, ju pershendes nga zemra.

Nina Xxx (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nina

Çrregullimi menstrual në të shumtën e rasteve, vjen nga problemet hormonale. Nëse është kështu, duhet pa tjetër që të rregullohet niveli i tyre dhe rregullimi i ciklit menstrual është garanci për fillimin e shtatzënisë. Por vonesa menstruale e femrës në moshë riprodhuese, të çon në mendimin e parë se një shtatzëni mund të ketë filluar. Kontrolli me test shtatzënie, rekomandohet të bëhet në javën e parë aps ditës së pritshme të menstruacioneve.

Të uroj fat.

Flora Hasani (14 vite më parë)
pershendetje nina edhe une jam martuar gati dy vite mirpo nuk kam ende femij edhe mua me vonohen nga nje jav dhe mua me shkon menjeher mendja mirpo javen e vundit me vin edhe une kam qregullime po nejse.ty te uroj nje shatezani me shpejt ishalla...

/komuniteti