A ndikon Ciprinol dhe Buscupan në shtatzëni?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Luljeta
Rekomandohet që antibiotikët të mos përdoren 15-të ditë përpara konceptimit të shtatzënisë si dhe deri në fund të javës së 12-të të saj. Meqë kjo tashmë ka ndodhur, rekomandohet një ndjekje e kujdesëshme e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.


E nderuara doktoreshe. Kisha probleme me veshken dhe mjeku me preferoj te perdor tableta ciprinol dhe buscopan, por paraprakisht me beri testin e shtatzanise i cili rezultoj negativ. Une perdora terapine 1 jave dhe pastaj pas 1 jave dmth pas perfundimit te terapise, bera testin i cili rezultoj pozitiv! Pyetja ime eshte mund te kete pasoja beba nese kam qene shtatzene derisa kam perdorur terapine e cekur me larte? Pres pergjigjen tuaj! Me shume respekt.