Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Muaji i nente

Doja tu pyesja se ne cfare jave te shtatzanise hyet ne muajin e nente, faleminderit;

Daniela Menaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Daniela,

Në mjekësi shtatzënia llogaritet me javë dhe jo me muaj. Sigurisht të intereson se kur fillon periudha brenda së cilës ndodh lindja dhe nëse ndodhë a është me kohë. Një lindje konsiderohet normale nëse ajo ndodh pas javës së 37-të të shtatzënisë, pra lindja quhet me kohë prej javës së 37 deri në javën 42. Duhet ta dish se vetëm 3% e grave lindin saktësisht në datën kur caktohet termini i lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti