Tensioni i lartë
Mimoza Avdiu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza
Preeklapsia ka shkaqe të ndryshme të njohura, por ka edhe shkaqe të panjohura. Nëse shifrat e TA mbahen me mjekim në vlera normale, atëherë çdo gjë do të shkoj normalisht gjatë shtatzënisë. Krahas trajtimit që merr, të rekomandoj të qëndrosh sa më shumë në pozicionin shtrirë anash majtas. Edhe një trajtim i mirë i infeksionit urinar do të ishte mjaft i nevojshëm në kushtet e tua, pasi infeksioni urinar bën pjesë në grupin e atyre infeksioneve që prishi ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam ne javen e 31 te shtatzanise, deri me tani skam pasur ndonje problem shendetsor dhe shtatzania ka shkuar mire, por ne javen e 29 me eshte paraqitur tensioni i larte i gjakut 140/95, dhe mjeku qe me percjelle shtatzanine me ka pershkruar Methyldopa/Aldomed te 250 mg 3 here ne dite nga 1. Dhe une jam duke e perdorur dhe tani tensioni im eshte me i ulte 120/88 por jam e shqetesuar a do te kete kjo ndonje efekt ne beben time ne rritjen dhe zhvillimin e tij, dhe kam bere te gjitha analizat dhe me ka dale infeksion urinar kam pas disa leukocite ne urine diku 7 deri ne 12 me shume eshte numri i tyre, a eshte e mundur qe hipertensioni te jete shkaktuar nga ky infeksion? Ju faleminderit shume.