Rreth marrëdhënieve seksuale në shtatzëni
Hona ...
(14 vite më parë)
Përshëndetje Jehona,
Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë duhet të kryhen në pozicionet që nuk shkaktojnë dhembje, por nëse kjo dhembje është e vazhdueshme atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj gjinekolog, për të vlerësuar se sa paraqet rrezik kjo për shtatzëninë.
Ju uroj çdo të mirë.
Gjendem ne javen e 30-31. Pergjithesisht gjendjen shendetsore e kam mire, nje gje jo dhe shume brengosese por qe jam e interesuar te dije ka te beje me marredhenjet seksuale edhe pse gjithnje thuhet se marredhenjet seksuale nuk shkaktojne ndonje problem ne shtatzani, une nuk po mund ti shoh te tilla; Qe nga fillimi por sidomos koheve te fundit edhe pse shume rralle po kemi marredhenje, pas aktit e sidomos te nesermen kam si lloj ngerce kah fundi i barkut dhe ne pjesen e prostates, do doja te dije a ashte nevoja ti ndalojme teresisht marredhenjet apo mos ndoshta ka lidhje me ndonje problem tjeter, te gjendjes time? Shume faleminderit!