Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pyetje rreth shtatzënisë time

Pershendetje. Jam ne javen e 33 te shtatzenise, kjo cilin muaj sakte do te thote dhe se dy netet e fundit me eshte paraqitur njefare shtrengimi ne fund te barkut? Brengosem per kete, mos eshte sinjal i lindjes se eshte femia i pare? Ndersa bebi leviz shume, shihen shume qarte levizjet, a ndoshta pse ka pak kilogram me shume se sa duhet, sepse gjinekologu ku kontrollohem thote se bebi zhvillohet dy jave me heret se sa eshte sipas javeve te llogaritura!!! Apo eshte normal ne keto jave? Me falni per kohen, ju faleminderit per pergjigjen.

Anisa Ademi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anisa

Shtatzënia numërohet me javë dhe jo me muaj. Një lindje konsiderohet normale, kur ajo ndodh pas javës së 37-të të shtatzënisë. Për tu siguruar mbi ecurinë normale të shtatzënisë dhe shëndetin e fëmijës, bën mirë që të kontrollohesh periodikisht me mjekun obstetër gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti