Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion në shtatzëni

Pershendetje doktoresh jam ne javen e 22 te shtatzanise dhe po kam sekrecione te bardha, sekrecioni po eshte i trashe pak sdi si ta pershkruaj sikur kur tharbet kosi dicka e tille dhe po kam ngapak djegje ne vagine sidomos gjate marredhenieve me partnerin kam me shume djegje, desha te ju pyes a e demton kjo bebin dicka sepse termin per te gjinekologu e kam muajin e ardhshem, si dhe te ceku se sekrecioni eshte i bardhe dhe pa ere, para dy muaji kam pas problemin e njejte dhe kam marre nje tablete clotrimazole vaginale dhe kremin clotrimazole, a mund ta perdori kremin sa here kam nevoje apo vetem sa ma ka caktu mjeku sepse mbas marrjes se ketyre medikamenteve jam ndje shume mire, pres me padurim pergjegjen tende.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita

Shtatzënia është shkak i shtimit të sekrecioneve vaginale si dhe praninë e infeksionit të kandidozës vulvo-vaginale.

Nuk rekomandohet të përdoret i njëjti mjekim, sidomos kur ai nuk bëhet mbështetur në kulturën e sekrecioneve vaginale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti