Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas kanaleve te mbyllura

Pershendetje dr. Mimoza, jam martuar gati dy vite kam 20 vjet se pari kam pasur infeksion vaginal pastaj kam shkuar dhe i kam qelur kanalet qe 2 muaj mirepo ende nuk kam mbetur shtatzene, nese ka mundesi ndonje keshille nga ju, ju pershendes.

Flora Hasani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flora

Infeksionet vaginale, janë një nga shkaqet e infertilitetit. Pa i mjekuar plotësisht, nuk mund të kërkosh për shtatzëni. Gjithashtu edhe pakalushmëria tubare, është një shkak tjetër i infertilitetit. Nëse i ke zgjidhur këto probleme dhe mjeku të ka thënë se mund të kërkosh për shtatzëni, realizo raportet seksuale në ditët e ovulacionit.

Të uroj fat.

/komuniteti