javë pas jave
Përshëndetje,
Fillimi i aktivitetit të lindjes konsiston në tre moment kryesore. Si shenjë e parë e fillimit të aktivitetit të lindjes, është shkëputja e “tapës mukoide”. Kjo është një përzjerje e trashë viskoze, ndonjëherë e shoqëruar me rrema gjaku e cila del nga vagina pa u sforcuar. Mirë është, që mjeku të lajmërohet për këtë ndodhi.
“Plasja e ujrave”, është shenja e dytë e fillimit të aktivitetit të lindjes. Rrjedhja e këtij, lëngu ndodh pa u ndjerë. Pa tapën mukoide dhe me ujra të plasura, shtatzëna mund të qëndrojë edhe 24 orë pa pasur kontraksione. E vetma mundësi, është infeksioni në rastet kur mungon higjena personale. Lajmërimi i mjekut që do ndjekë proçesin e lindjes, është i domosdoshëm.
Nëse afrohet kalimi i 24 orëve, shtatzënat duhet të drejtohen menjëherë në maternitet/shtëpinë e lindjes.
Si shenjë të tretë, janë kontraksionet. Kontraksionet fillojnë si një forcim i barkut, të shoqëruar me rëndim në fund të tij. Kohëzgjatja e kontraksioneve dhe intervali midis tyre, i bëhen të njohura mjekut. Në këtë fazë, frymëmarrja dhe frymënxjerrja me gojë apo me hundë, ndihmon në kalimin më të lehtë të kontraksionit.
Dilatacioni/hapja e qafës së mitrës ndodh gradualisht, afërsisht 1cm në orë. Lindja ndodh kur qafa e mitrës është hapur 10 cm.
Gjithë të mirat.


Doktoreshe, jam ne javen 37+4 dhe nganjehere kam dhimbje te shkurta sikur dhembje periodash, mesi gjithashtu dhe pak nga kricet. Keto jane dhimbje te lehta te lindjes apo? Sa kohe mbas dhimbjeve te para te lehta mund te ndodh lindja? Pasi ka 1 jave qe kohe pas kohe ndjej dhimbje te lehta. Ju falemnderit.