Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë infeksioni kam në bazë të barnave?

Jam shtatzene, jam ne javen e 18 dhe kam me keshillen e juaj dhe te doktoreshes ku une e bej kontrollen e kam bere nje kontrolle  vaginale per shkak te djegjes se organi gjate aktit seksual dhe sekrecioneve te bardha, tani jam duke perdore uje per shperlarje e cila quhet Mecalon si dhe disa kokrra per ti futur ne vagine Gino-dekatanol 200mg, por une e dije se gjate perdorimit te tyre ke djegje po une nuk kam aspak djegeje spo dije a eshte mire apo nuk eshte miree... dhe me tregoni se ne cfare infeksioni perdoren keto qe ti pershkrova si quhet lloji infeksionit nese e dini ne baze te barnave? Te pershndes shume nga zemra per prekrahjen shpirterore qe po e beni per neve.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lavdije

Lavandat vaginale nuk janë të rekomanduara në shtatzëni, prandaj të rekomandoj që lavandën meclon të mos e përdorësh. Preparati meclon përdoret në rastet e infeksioneve cerviko-vaginale apo vulvo vaginale të shkaktuar nga trikomoniazat lidhur ose jo me candidozat, i gardnarelës vaginale apo për rregullimin e florës vaginale në përgjithësi.

Por të rekomandoj, që përpara se të përdoresh medikamentet e rekoamnduara, duhet që të diagnostikosh për infeksionet me anë të analizës së sekrecioaneve vaginale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti