Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth mundësisë për shtatzëni

Pershendetje, po kam qene te mjeket bilem shume por kam perdore shume barna te shumta qe me kane propozuar... bilem kam shtuar peshe prej tyre. E njera nder to eshte bromergon 2.5 mg se gjinjet kur i kam prek majet me kane kulluar leng te verdhe, per kete arsye kam perdor por e kam ndaluar. Qe nje vit shume mjek me kane thene qe ta bej nje operacion laparaskopik, por me kane thene ta beja nje analize e cila kur nuk zbritke gjithmone ka nejt 27, 32, 59 sentimetacioni per ate shkak ende se kam bere kete operacion por para disa jave nje mike imja me tregoj per kete adrese edhe hyna edhe shume ndihem mire se jam shume e lehtesuar per pergjigjen tuaj. Po burri ka qene i martuar ka 4 femije por i ka e ema e vet. E tash kemi deshire qe te kemi edhe ne dy nje femije. Ai i ka bere analizat i kane dale mire. Faleminderit per mirekuptim.

Sanije Hasani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sanije

Nëse niveli i prolaktinës është stabilizuar, është koha për të bërë disa ekzaminime të domosdoshme për të gjetur shkakun e sedimentit të lartë. Pasi të jetë ezauruar edhe ky problem, mund të vlerësohet kalueshmëria tubare e cila jep mundësi të madhe për fillim të shtatzënisë.

Megjithatë të rekomandoj që të zbatosh kërkesat para koncepsionale të cilat lexoji në artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj fat.

/komuniteti