Probleme vaginale
Mirvete Mustafa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mirvete
Ankesa mund të vijë nga ndryshimi i ambjentit vaginal pas raportit seksual ose nga moslubrifikimi i mirë vaginal. Meqënëse strishot vaginale të kanë dalë sterile, mbetet dyshimi i mos lubrifikimit vaginal gjatë aktit seksual i cili të sjell ndjenjën e djegsisë e deri dhimbje sikur ke një plagë të hapur. Për të kaluar këtë situatë, për lubrifikim përdor xhel lubrifikues neutral, të cilin e gjen në çdo farmaci.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, kam qene pozitive ne testin per ureaplazma por pas mjekimit tri here rradhazi me antibiotike tani testi ishte negativ si edhe strishot vaginale e cervikale jane sterile, por une jam ne hall sepse kam djegesime gjate marredhenieve si dhe perreth vagines kam djegesime te madhe si te kem ndonje varr. Ju lutem doktoreshe me ndihmoni se cfare mund te perdor per lyerje te jashtme dhe cfare per perdorim te brendshem, dhe pse mendoni se e kam kete gjendje pasi strishot jane sterile? Do te ju isha shume mirenjohese nese me ndihmoni. Ju falemnderit.