Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pulsi në shtatzëni

Pershendetje doktor, jam ne javen e 22, ajo cka po me shqeteson eshte se pulsin e zemres nganjehere po e kam 100 ose 102, ndersa tensionin e kam mire, a eshte rrezik per mua ose beben? Cfare me preferoni te bej? Muajin tjeter e kam terminin te gjinekologu, vetem dua ta di se cfare rreziku mundet me ardhe nga kjo? Jam shume ne merak, ju falenderoj per te gjitha pergjegjet.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Edita,

Frekuenca normale e pulsit eshte 60 deri 100. Frekuenca rritet kur jemi te emocionuar, kur ngjitemi shkalleve perpjete, kur ecim me shpejt ose kur vrapojme. Nuk ndikon negativisht ne shendetin e bebes e as ne rrjedhen e shtatzenise.

Edita, mos u preokupo shume me numerimin e te rrahurave te zemres, por shijo keto dite te bukura pranvere dhe dil ne shetitje çdo dite. Te rekomandoj qe te ecesh rreth 40 minuta deri nje ore ne dite (ecje normale, jo ecje e shpejte e as vrap).

(14 vite më parë)
te falenderoj shummmm per pergjegjjen se me te vertet u bejsha merak , edhe njeher shumm faleminderit..

/komuniteti